Aktualitet

Shpërthimi me tritol/ Plagoset djali tjetër, po ushqente bagëtitë

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi me tritol/ Plagoset djali tjetër, po ushqente

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol në Maqellarë të Dibrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Ismail Kosiqi, 27 vjeç. Sipas Repoert TV, ai është plagosur nga ciflat e betonit, teksa po ushqente bagëtitë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në murin e shtëpisë së Gazmir Kosiqit ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Një vit më parë, në mars të 2019, në këtë banesë është vrarë me tre plumba djali tjetër i Gazmirit, Elsi Kosiqi, 32 vjeç, babai i tre fëmijëve./Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH