Aktualitet

Shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, rritet numri i viktimave, palestinezët raportojnë mbi 161 të vdekur

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, rritet numri i viktimave,

Një tjetër luftë duket se ka nisur në frontin e Lindjes së Mesme. Pas sulmit të papritur mëngjesin e së shtunës, viktima të shumta janë shënuar nga të dyja palët.

Sipas zyrtarëve palestinezë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 161 persona dhe kanë plagosur rreth 1000.

Izraeli tha më herët se kishte filluar të sulmonte objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të "breshërisë së raketave" që ishin pjesë e një sulmi të paprecedentë nga militantët palestinezë.

Po ashtu, shërbimet e urgjencës së Izraelit kanë konfirmuar tani raportet e mediave lokale se 40 persona janë vrarë në vend pas sulmeve me raketa, ndërsa mbi 700 persona kanë mbetur të plagosur. Ata thonë se po vazhdojnë ofrimin e kujdesit mjekësor dhe dërgimin e njerëzve në spital.

SHBA ka dënuar breshërinë me raketa të nisur nga militantët palestinezë kundër Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e paprovokuara nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

"Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë me vendosmëri pranë qeverisë dhe popullit të Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme".

Ajo shtoi se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan ka folur me këshilltarin izraelit për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi dhe se SHBA mbetet "në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë"./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH