Globi

Shpërthimi i fuqishëm në hotelin luksoz të Havanës, humbin jetën 22 persona

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi i fuqishëm në hotelin luksoz të Havanës,

22 persona kanë humbur jetën, pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një nga hotelet më luksoze me pesë yje të Havanës, në Kuba.

Mendohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër mori flakë, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Hoteli historik kishte vetëm katër ditë që ishte hapur, pas pandemisë. Tani është kthyer në gërmadha, shkruan BBC.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH