Është ndarë nga jeta Alketa Gjoka, e cila bashkë me dy vajzat dhe djalin e saj u përfshinë nga zjarri, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Velipojë, raporton korrespondenti i Panorama.al.
Gjoka po kurohej në Itali, por pas disa muajsh nuk ia ka dalë dot të mbijetojë. Më herët kishin ndërruar jetë dy vajzat e saj, 18 dhe 15 vjeçe.
Nga zjarri i vetmi i mbijetuar është djali 12-vjeçar i familjes Gjoka, i cili po ashtu ndodhet në një spital në Itali.
Familja jeton në Lezhë, por kishte një hotel në Velipojë, ku kishin shkuar në fillim të muajit korrik të këtij viti për t’u bërë gati për sezonin turistik.
Por rrjedhja e një bombole gazi solli shpërthimin e fuqishëm, duke i lënë të plagosur rëndë katër anëtares e familjes “Gjoka”.