Aktualitet

Shpërthim tritoli në një makinë në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Shpërthim tritoli në një makinë në Vlorë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakëri” pasditen e kësaj të hëne.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se ky automjet qëndron i parkuar prej disa kohësh dhe nuk ishte në lëvizje.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH