Kryesore

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve, 2 të vdekur e 73 të plagosur

               Publikuar në : 19:24 - 03/07/20 liberale

Një shpërthim ka ndodhu në një fabrikë fishekzjarresh në Turqi. Mediat vendase njoftuan se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 73 janë plagosur

Llogaritet se 150-200 punonjës ishin në fabrikën në qytetin veriperëndimor të Hendek, tha kryebashkiaku Cetin Oktay Kaldirim, për agjencinë vendase Anadolu.

Ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca tha se dy njerëz kishin vdekur në shpërthim ndërsa 73 ishin dërguar në spital me plagë.

Gjysmëhëna e kuqe turke nxiti banorët që jetojnë në afërsi të fabrikës të qendrojnë në shtëpi e të mbyllin dritaret, prej lëshimit të mundshëm të gazrave kimike.

E përditshmja turke Daily Sabah raportonte se po në këtë fabrikë kishin ndodhur shpërthime me vdekje edhe në vitet 2009, 2011 e 2014.

Kryebashkiaku Cetin Oktay Kaldırım tha se në magazinat e fabrikës kishte pasur më shumë se 100 ton fishekzjarre prandaj shpërthimet do të vazhdojnë.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back