Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë, thyhen xhamat e një biznesi

Shkruar nga Liberale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Laprakë.

Sipas policisë, dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Dritan Hoxha” dhe për pasojë janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." njofton Policia.

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH