Globi

Shpërthen mjeti në kufirin Kanada-SHBA, dy persona që ndodheshin brenda humbin jetën

Shkruar nga Liberale
Shpërthen mjeti në kufirin Kanada-SHBA, dy persona që ndodheshin

Dy persona kanë vdekur nga shpërthimi i një mjeti në pikëkalimin Kanada-SHBA, sipas BBC-së.

Mediat e huaja shkruajnë se dy personat vdiqën brenda automjetit që shpërtheu pranë ujëvarës së Niagarës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se sulmi është terrorist, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kreu i vendit, Justin Trudeau, i cili deklaroi se “Po shqyrtojmë masa shtesë për të siguruar kalimet kufitare në të gjithë vendin. Duke folur në parlamentin e Kanadasë, Trudeau tha se hapat shtesë të sigurisë mund të shtohen në të gjitha pikat e hyrjes së Kanadasë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH