Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm te lokali afër gjimnazit ”Petro Nini Luarasi”

Shkruar nga Liberale
Shpërthim i fuqishëm te lokali afër gjimnazit ”Petro Nini

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër tek Rruga ”Sami Frashëri” në Tiranë përballë gjimnazit ”Petro Nini Luarasi”.

Një lokali në katin e parë të një pallati i është hedhur afër lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

"Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH