Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Yzberisht, një e plagosur

Shkruar nga Liberale
Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Yzberisht,

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një biznes në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Sipas burimeve të televizioneve informative, si pasojë e shpërthimit e plagosur ka mbetur punonjësja e një byrektoreje, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin.

Biznesi ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH