Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në karburant, shkon në 7 numri i të vdekurve, vazhdon kërkimi për të zhdukurit

Shkruar nga Liberale

Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve nga një shpërthim në një stacion karburanti në County Donegal të premten. Policia irlandeze tha se tre viktima u konfirmuan të premten dhe katër u konfirmuan gjatë natës. Një operacion kërkimi po vazhdon pasi një numër personash janë ende të zhdukur. Tetë persona u dërguan gjithashtu në spital.

Ligjvënësi i Sinn Fein Pearse Doherty tha në vendngjarje se ishte "një shpërthim shkatërrues në një vend shumë të ngarkuar". Policia nuk adresoi shkakun e shpërthimit në një deklaratë të lëshuar vonë të premten, teksa u shprehën se nuk ishin ende në gjendje të jepnin informacione të mëtejshme për viktimat.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një njësi banimi mbi dyqanin karburantit me mure të shpërthyera dhe një çati pjesërisht të shembur dhe mbeturina të shpërndara nëpër oborrin ku ishin parkuar disa makina.

Doherty tha se "shpërthimi masiv" u dëgjua nga milje përreth dhe disa orë më vonë njerëzit ishin ende të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa disa kishin kontaktuar me shërbimet e urgjencës jashtë.

Ai tha se karburnati ishte i vetmi dyqan në fshat, ku kishte edhe postën dhe parukierinë.

"Të gjithë po shpresojnë për më të mirën, por ky është një shpërthim shkatërrues" i tha ai transmetuesit kombëtar RTE nga vendi i ngjarjes

Creeslough është një fshat i vogël në Republikën e Irlandës dhe është rreth 15 milje nga Letterkenny dhe 30 milje nga kufiri me Irlandën e Veriut.

Në një deklaratë në Twitter, kompania Applegreen tha se lajmi ishte "shkatërrues". “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e të ndjerit, me ata që janë plagosur dhe me komunitetin më të gjerë të Creeslough”, shkruan ata në Twitter./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH