Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në hotelin me pesë yje

Shkruar nga Liberale
Shpërthim i fuqishëm në hotelin me pesë yje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në hotelin me pesë yje në qendër të Havanës, në Kuba, ku raportohet se 30 persona janë plagosur dhe 8 të tjerë janë vrarë.

Ndërkohë autoritetet kubane vazhdojnë hetimin pasi sipas tyre ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet, ku rezultojnë të zhdukur 13 persona.

Presidenti kuban Miguel Dias-Canel, i cili shkoi në vendin e ngjarjes tha se dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhje gazi në një ndërtesë, teksa autoritetet sqaruan se shpërthimi nuk ka qenë sulm terrorist.

Hoteli me pesë yje, me 96 dhoma dhe një pishinë në çati, u rinovua nga një kompani britanike pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe për disa vite strehoi zyrtarë të huaj dhe njerëz të famshëm që vizitonin Kubën.

Ndërkohë në faqen e tij në Facebook thuhet në njoftim se hotel Saratoga do të rihapej pas katër ditësh, kryesisht pas lehtësimit të masave kundër pandemisë.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH