Aktualitet

Shpërthen pusi i naftës në Mallakastër

Shkruar nga Liberale
Shpërthen pusi i naftës në Mallakastër

Një pus nafte në Mallakastër, në afërsi të fshatit Belishovë, ka shpërthyer në flakë.

Nuk dihen ende shkaqet zyrtare të zjarrit por dyshohet për rrjedhje gazi e cila ka shkaktuar dhe një shpërthim.

Deri më tani nga informacionet paraprake nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërhyrja e autoriteteve është e vështirë për shkak të terrenit të pafavorshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH