Aktualitet

Shpërthen makina në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Shpërthen makina në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

"Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH