Aktualitet

Shpërthen diga e madhe në Kherson që "ushqen" centralin bërthamor të Zaporizhianis, nis evakuimi i komuniteteve

Shkruar nga Liberale
Shpërthen diga e madhe në Kherson që "ushqen" centralin
Një digë masive hidroelektrike e epokës sovjetike në pjesën e Khersonit (Ukraina jugore) e kontrolluar nga forcat e armatosura ruse "shpërtheu" sot, duke lëshuar një sasi të madhe uji, sipas palëve ndërluftuese, të cilat fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e infrastrukturës. Videot që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale tregojnë shpërthime shumë të fuqishme në digën në Nova Kahovka, në lumin Dnieper. Video të tjera tregojnë sasi të mëdha uji që derdhen nga rrënojat e digës. Diga, tridhjetë metra e lartë dhe 3,2 kilometra e gjatë, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka. Në rezervuarin e tij ka 18 kilometra kub ujë dhe prej tij furnizohen si gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në 2014, ashtu edhe termocentrali bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, i cili ka nevojë për furnizim të pandërprerë me ujë për të ftohur reaktorët. Palët kundërshtare fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. "Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse," tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook. I njëjti burim shtoi se “është duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”. Sipas zyrtarëve pranë Moskës që folën për agjencitë ruse të lajmeve, diga u granatua nga ukrainasit. Një zyrtar i vendosur nga Moska në rajon foli për një "akt terrorist shumë të rëndë", terminologji që i referohet edhe një sulmi ukrainas. Evakuimi i komuniteteve në rajon tashmë ka filluar, tha guvernatori rajonal i Khersons, Oleksandr Prokudin. Brenda pesë orësh uji do të ketë arritur një nivel kritik”, paralajmëroi zoti Prokudin përmes Telegramit në orën 06:45 [koha lokale].

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH