Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, plagosen 3 familjarët

Shkruar nga Liberale
Shpërthen bombola e gazit, plagosen 3 familjarët

Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 19:15.

Të plagosurit janë: Q.M. 60 vjeç, B.M. 45 vjeçe dhe B.M. 17 vjeçe. Këta të fundit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit brenda banesës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH