Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Sarandë

Shpërthen një bombol gazi në Sarandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në një hotel pranë portit të qytetit bregdetar.

Vizion Plus mëson se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk bëhen të qarta shkaqet e shpërthimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH