Aktualitet

Shpërthen Basha: Në Parlament po finalizohet grabitja më e madhe

               Publikuar në : 12:46 - 12/09/19 V Liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat theksoi edhe njëherë se rruga Milot-Balldren është grabitja më e madhe e këtyre 30 viteve.

Ndërsa u shpreh se vetëm një parlament ilegjitim mund të votojë kontrata të tilla.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro. Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”, tha Basha. /Gazeta Liberale

(Visited 33 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *