Showbiz

Shpërthen aktorja: Luizi i sinqertë dhe e meriton të shpërblehet, të tjerët "u dashuruan" për klikime dhe famë

Shkruar nga Liberale

Monika Lubonja u shpreh e lumtur që Luizi pas Big Brother përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e projekte artistike, apo ftesa të ndryshme në aktivitete politike.

Sipas Monika Lubonjës, të gjitha këto ai i meriton, por shtoi se edhe ajo meriton më shumë.

Lubonja sqaroi se fituesin e këtij edicioni të BBV ku e kishte konsideruar të sinqertë si vetja. Por ajo hodhi dyshime se Luizi mund të jetë i dashuruar me Kiarën, ndërsa kjo e fundit është futur në lojë për famë dhe klikime dhe të njëjtën gjë, sipas saj, kanë bërë edhe banorë të tjerë.

Luizi është quajtur i sinqertë. Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij. Sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë. Unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie. Po e krijoja, të betohem. Ti e di që unë nuk kam barriera. Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh Monika Lubonja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH