Aktualitet

Shpërndante heroinë në Tiranë, vihet në pranga 45-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Shpërndante heroinë në Tiranë, vihet në pranga

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për shpërndarje të lëndës narkotike. Mësohet se 45 vjeçari vepronte në zonën e Alliasit, ku edhe është kapur në flagrancë nga policia.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH