Globi

Shpërndante drogë/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, dënohet me 8 vjet e gjashtë muaj burgim

Shkruar nga Liberale
Shpërndante drogë/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, dënohet

Një shqiptar 32-vjeç është arrestuar nga policia e Bellaria-s, me akuzën e ndalimit për trafik droge.

Shqiptari përfundoi në burg pas përfundimit të hetimeve që kishin çuar më parë në burg shokun e tij. Një vit më parë u arrestua miku i tij, një 38-vjeçar gjithashtu nga Shqipëria, të cilit iu zbuluan 14 kg kokainë, 8.5 kg marijuanë dhe hashash, që synohej të hidhej në tregun e Riviera.

38-vjeçari u arrestua dhe u dënua në shkallë të parë me 8 vjet e gjashtë muaj burgim. Hetimet, bënë të mundur konstatimin se 38-vjeçari ishte krahu i djathtë i shokut më të ri 32-vjeçar, i cili organizonte dërgesat, madje takohej me klientët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH