Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir

Shkruar nga Liberale
Shpërndanin kokainë në Durrës, arrestohen babë e bir

Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër pasi shpërndanin kokainë në Durrës.

Sipas policisë pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH