Aktualitet

Shpërndanin kokainë dhe kanabis në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë

Shkruar nga Liberale
Shpërndanin kokainë dhe kanabis në kryeqytet, arrestohen dy

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, Musel Kumbria, dhe një 16-vjeçar.

Po ashtu janë sekuestruar 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Direction”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar këta 2 shtetas, në Yzberisht. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH