Aktualitet

Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen 5 persona

Shkruar nga Liberale
Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen 5 persona

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar disa doza kokaine, heroine dhe kanabisi.

“Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 5 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine, heroine dhe kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet më tej në njoftim. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH