Shpallet në kërkim për shpërdorim detyre ish-drejtori i ALUIZNI-t në qytetin e Durrësit Flamur Gjuzi.
Burimet bëjnë me dije se zyrtarët e ALUIZNI-t kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregdetit si dhe në zona të tjera të qytetit të Durrësit.