Aktualitet

Shpallja 'non grata', Berisha: Jam kërcënuar që kam paditur Sekretarin Blinken

Shkruar nga Liberale
Shpallja 'non grata', Berisha: Jam kërcënuar që kam

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Opinion në Tv Klan se është kërcënuar me përshkallëzim të sanksioneve ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk tërhiqet nga beteja e tij në gjykatë që ka bërë ndaj Sekretarit amerikan Blinken për shpifje.

Por Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë betejën e tij në gjykatë.

Sali Berisha: Sali Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Së pari, shpallja e tij non grata ka qenë rezultat i padiskutueshëm i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros. Unë kam bërë vetëm një veprim, i jam drejtuar gjykatës në Paris për shpifje dhe kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Nuk kam bërë asnjë veprim tjetër. Kam deklaruar se nuk pranoj asnjë lloj lobimi, jam kërcënuar se do t’i dërgojnë të gjitha në Thesar.

Blendi FevziuPo, mund të përshkallëzohn tensionet.

Sali BerishaKa qenë e prerë përgjigjia ime: Bëni ç’të doni, gjithçka është e bazuar në shpifje trillime dhe unë do mbetem vetëm në gjykatë. Përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është një vendim politik i marrë nën lobimin korruptiv të George Soros pa asnjë fakt, pa asnjë dokument. Do merren vesh gjërat dhe do shihet çfarë turpi janë në ato dosje.

Sa i përket vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Escobar që zhvilloi në Tiranë, Berisha theksoi se në asnjë rast nuk do të tërhiqet nga beteja e tij.

“Nuk do të tërhiqem më asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Sali Berisha është në një mision të ri. Dua t’i them z.Shehu është e vërtetë që PD duhet të kishte udhëheqës tjetër por dallimi im me Lulzim Bashën është shumë i madh. Lulzim Basha pas humbjes nuk jep dorëheqjen. Sali Berisha i humbi zgjedhjet dha dorëheqjen.

Njerëzisht do t’i sugjeroja z.Escobar, ai përcakton vetë axhendën, por kombet e vjetra kanë problematikat e tyre. Por në fakt janë esencialë. Kukullat nuk i pranojnë. Kështu që nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria. Kjo është punë tjetër”.

Foltoren e tij me demokratët, Berisha e konsideron lëvizjen më të lirë pas Dhjetorit të vitit 1990.

“Pas 11 Dhjetorit 1990, Foltorja dhe Kuvendi produkt i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi por mundet edhe në historinë politike të Europës. Është i pari i këtij lloji që pavarësisht nga çdo presion thirret nga shumica e delegatëve për faktin se ndjehen njerëz të lirë dhe duhet të mbështesin kauzën e lirisë. Kjo është dëshmi se ata janë njerëz të lirë”. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH