Aktualitet

Shpallet “non grata” Borchard, mbërrin në Presidencë delegacioni OSBE

Shkruar nga Liberale
Shpallet “non grata” Borchard, mbërrin në Presidencë

Ka mbërritur në Presidencë delegacioni i misionit të OSBE-së në Shqipëri pas vendimit të kreut të shtetit, për të shpallur “non grata” ambasadorin Borchard. Mësohet se në takim mungon pikërisht ambasadori, i cili konsiderohet person i padëshiruar nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi u njoftua sot nga presidenti Meta, i cili e argumenton këtë lëvizje me dy arsye.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH