Instituti “Karolinska” në Stokholm të Suedisë ka njoftuar sot se Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet dy shkencëtarëve amerikanë dhe një shkencëtari britanik.
Fituesit e çmimit prestigjioz janë Ëilliam Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.
Sipas njoftimit zyrtar të këtij instituti, tre shkencëtarët janë përzgjedhur fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit.
Ëilliam Kaelin është shkencëtar amerikan dhe ligjëron në Unverisitetin e Harvardit. Ai është i specializuar në fushën e onkologjisë.
Sir Peter Ratcliffe është mjek britanik dhe është i njohur për punën e tij hulumtuese për reagimet e qelizave. Ai ligjëron në Universitetin e Oksfordit nga viti 2004.
Gregg Semenza është shkencëtar i mjekësisë që merret me studimin e onkologjisë dhe kimisë biologjike. Ai është profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “John Hopkins”./Gazeta Liberale