Showbiz

Shpallen nominimet për çmimet ‘Emmy‘

Shkruar nga Liberale
Shpallen nominimet për çmimet ‘Emmy‘

Serialet televizive “Crown” dhe “The Mandalorian” kryesojnë garën për çmimet prestigjioze të Emmy.

Seriali kushtuar jetës në oborrin mbretëror të Britanisë, “The Crown”, u nominua në 24 kategori përfshi dhe “Drama më e mirë”.

Drama “The Mandalorian” (Luftës së Yjeve) mori gjithashtu 24 nominime.

Komedia “Ted Lasso”, e cila tregon për një ekip futbolli anglez të përulur nën drejtimin e një trajneri amerikan arriti të marrë 20 nominime.

Konkurrentët e kësaj komedie, në kategorinë “Serialet më të mira” përfshijnë “The Flight Attendant” dhe “Hacks”.

Historia e krimit “Mare of Easttown”, me aktore protagoniste Kate Winslet dhe drama “I May Destroy You” do të përballen kokë më kokë në kategorinë e mini-serive.

Emrat e fituesve do të shpallen më 19 shtator në ceremoninë e përvitshme që mbahet në Los Anxhelos.

Edicioni i këtij viti është cilësuar si një kthim drejt normalitetit, pasi ai i vitit të kaluar u transmetua në një teatër të zhveshur nga yjet e kinemasë, ndërsa fituesit pranonin çmimet nga shtëpitë e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH