Aktualitet

Shorti transparent për anëtarët e KED, reagon Meta: Tani mbetet...

Shkruar nga Liberale
Shorti transparent për anëtarët e KED, reagon Meta: Tani

Pas hedhjes së shortit për anëtraët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Ilir Meta thotë se tashmë mbetet veprimtaria plotësisht transparente e këtij instutucioni për vitin e ardhshëm.

"Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm", shkruan Meta në Facebook.

Ndërsa nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Ardian Dvorani është i zgjedhur automatikisht si kandidati i vetëm i Gjykatës së lartë.

Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga Prokuroria e Përgjithshme. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2655949414451315/2655949111118012/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH