Aktualitet

Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, gjykata merr vendimin për ish-policin

Shkruar nga Liberale
Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, gjykata merr vendimin për

2 vite e 10 muaj burg ka dhënë gjykata e Lezhës për Jeton Lamin. I dënuar për shpërdoeim detyre, ai akuzohet se ishte personi që shoqëronte Ervis Martinajn, përpara se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

28-vjeçari Lami u arrestua në Gusht të 2022, disa ditë pas nisjes së hetimeve për zhdukjen e Ervis Martinajt. Jeton Lami përfitoi edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Ndjekja e gjurmëve të Martinajt në atë kohë në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, si porositës i një vrasje që nuk u realizua, tregoi se si Jeton Lami e shoqëronte atë me makinë, duke i prenotuar edhe një dhomë hoteli në Durrës.

Ish-efektivit iu ofrua bashkëpunim me drejtësinë për të dhënë informacion për zhdukjen e të shumëkërkuarit, por pretendoi se nuk kishte asnjë dijeni.

Ndërkohë, Prokuroria e Kurbinit ka ende të hapura hetimet për “Rrëmbim dhe mbajte peng personi” për Ervis Martinajn.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH