Aktualitet

Shoqata e Transportit proteston të hënën për rihapjen e aktivitetit

               Publikuar në : 22:19 - 06/06/20 liberale

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit kanë njoftuar për protestë ditën e hënë përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ky aktivitet nuk është hapur ende pas bllokimit si pasojë e koronavirusit.

Protesta pritet të mbahet rreth orës 10:00, ndërsa kërkojnë para ministrisë plotësimin e 6 kërkesave, mes të cilave edhe rihapja sa më e shpejtë e transportit publik.

Kërkesat e paraqitura janë:

1. Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2. Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3. Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5. Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6. Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back