Globi

Shokon me deklaratën ish-ministri i Drejtësisë: Prifti abuzoi seksualisht me mua kur rrija në konvikt gjatë studimeve

Shkruar nga Liberale
Shokon me deklaratën ish-ministri i Drejtësisë: Prifti abuzoi

Ish-ministri belg i Drejtësisë belhe, Vincent Van Quickborn, ka qenë viktimë e abuzimit nga një prift. Ka qenë vetë Quickborn, i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë në një shfaqje televizive në gjuhën flamande.

Vincent Van Quickenborn, i cili dha dorëheqjen si ministër i drejtësisë pas sulmit terrorist në Bruksel, tregoi një sërë ngjarjesh që ai përjetoi gjatë qëndrimit të tij në një shkollë me konvikt, në Gent.

“Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të hiqje pantallonat”, tha Vincent Van Quickborn, duke shtuar se shumë djem të rinj ishin viktima.

Sipas tij, diçka e tillë i kishte ndodhur edhe djemve të tjerë. Ish-ministri vuri në dukje gjithashtu se ata nuk kishin folur as me prindërit e tyre për atë që po ndodhte. Emri i priftit figuronte në listën e emrave të priftërinjve të akuzuar për dhunë seksuale në Belgjikë. Vincent Van Quickenborn tha se tani prifti nuk jeton më.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH