Globi

Shoferin e zë gjumi në timon/ Makina përplaset me shtyllën, 12 pasagjerë humbin jetën

Shkruar nga Liberale
Shoferin e zë gjumi në timon/ Makina përplaset me shtyllën,

Një autobus turistik u përplas në orët e para të së martës (21 nëntor) në autostradën që lidh qytetin e La Tinaja me atë të Acayucan, në Veracruz. Për momentin numri i viktimave është 12 persona, ndërsa 58 të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës. Sipas burimeve institucionale, të paktën shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Prokuroria e Përgjithshme po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Disa dëshmitarë do të kishin raportuar se për shkak të lodhjes, shoferin do ta kishte zënë gjumi duke humbur kështu kontrollin e autobusit i cili përfundoi duke rënë nga një urë.

Sipas Gardës Kombëtare Meksikane, do të kishte qenë një gabim i shoferit që shkaktoi përmbysjen. Tani autoritetet lokale po hetojnë për të kuptuar nëse, siç u tha nga disa pasagjerë që i mbijetuan përplasjes, njeriu që drejtonte mjetin, ra në gjumë ose nëse ishte një dështim mekanik.

Në fillim operacionet e shpëtimit kishin numëruar pesë viktima, por në orët e fundit Sekretariati i Mbrojtjes Civile (CSP) njoftoi se tani kishin 12 të vdekur. Siç njoftoi qeveria lokale e Veracruz, përmes profileve të saj sociale, 58 të plagosurit u ndoqën me vëmendje të veçantë, veçanërisht shtatë prej tyre, gjendja e të cilëve u gjykua e rëndë.

Autobusi turistik, megjithatë, përfundoi nga rruga duke u përplasur me një shtyllë. Për këtë arsye, ai nuk shkaktoi shqetësim të veçantë në trafik./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH