Aktualitet

Shoferi përplas këmbësoren në Kombinat, policia jep detajet e para

Shkruar nga Liberale
Shoferi përplas këmbësoren në Kombinat, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur sot në Kombinat, ku një grua u aksidentua nga një makinë.

Në informacionin paraprak bëhet me dije se rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M.

64 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH