Globi

Shoferi i kamionit akuzohet për vrasjen e 39 personave

Shkruar nga Liberale

Një shofer kamioni është akuzuar për vrasjen e 39 personave të gjetur të vdekur brenda një kontejneri frigoriferik.

Maurice Robinson, 25 vjeç, u arrestua pasi kufomat e 31 burrave dhe tetë grave u gjetën të mërkurën.

Ai akuzohet më tej për trafikim të njerëzve, shkelje të ligjeve të emigracionit dhe pastrimit të parave, njoftoi policia e Eseksit.

Robinson pritet të dalë përpara gjykatës ditën e hënë.

Ai kishte marrë kamionin pasi kishte mbërritur nga Zeebrugge i Belgjikës, rreth orës 12:30 të 23 tetorit.

Automjeti nuk ishte në pronësi të tijë pasi ishte regjistruar në Bullgari në vitin 2017 nga një kompani irlandeze. Por ai duket se bënte udhëtime të rregullta në Danimarkë dhe Suedi, që do të thoshte kalonte nëpër Britani. Kjo është një nga dyshimet kryesore se ai ishte pjesë e rrjetit trafikues të njerëzve ku dyshohet gjithashtu se paguhej 30 mijë paund për të mbërritur deri në Mbretërinë e Bashkuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH