Aktualitet

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Krujë, plagoset vetë dhe dy pasagjerët

Shkruar nga Liberale
Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Krujë,

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar sot në Krujë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, në Krastë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH