Globi

Shkuan për t'u larë, dy fëmijët mbyten në liqen

Shkruar nga Liberale
Shkuan për t'u larë, dy fëmijët mbyten në liqen

Dy fëmijë kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur një liqen të vogël artificial në fshatin Milloshevë në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka sqaruar ngjarjen rrjedhën e ngjarjes, duke bërë të ditur se trupi i njërit fëmijë është nxjerrë nga një banor, ndërsa trupi i fëmijës së dytë është nxjerrë pas dy orësh nga Policia.

“Fillimisht, policia rreth orës 15 ka pranuar një informacion, se në një liqen të quajtur artificial. Fillimisht 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para dyshohet se 2 prej tyre kanë hyrë brenda dhe nuk kanë arritur të dalin. Më pas, një fshatar që ka qenë afër, ka arritur që njërin nga viktimat ta nxjerrë.

Policia e Kosovës, me njësitet e emergjencës, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë fëmijë së nxjerrë nga fshatari, i cili gjithashtu ka tentuar t’i japë ndihmë, por fatkeqësisht, nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humbur jetën. Ndërsa diku rreth orës 17 e 10, njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH