Globi

Shkrumbohet nga zjarri një azil në Ukrainë, 15 viktima

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet nga zjarri një azil në Ukrainë, 15 viktima

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe 11 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri që përfshiu një azil pleqsh në qytetin e Kharkivit në Ukrainë.

Zjarri shpërtheu pasdite në katin e dytë të ndërtesës dykatëshe gjatë kohës kur brenda saj kishte 33 persona.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas tha, se autoritetet kishin filluar një hetim penal dhe shkaku paraprak i zjarrit mendohet të ketë qenë përdorimi i pakujdesshëm i pajisjeve elektrike të ngrohjes.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Ministrit të Brendshëm të hapte sa më shpejt një hetim për ngjarjen për të vendosur personat përgjegjës para drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH