Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes në autostradën “Tiranë-Elbasan”.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në fshatin Dopaj, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga një 21-vjeçare banuese në Korçë.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.