Kronikë

Shkrumbohet makina e efektivit të Policisë në Pogradec, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet makina e efektivit të Policisë në Pogradec, dyshimet

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Bëhet me dije se mjeti i parkuar i përket një efektivi policie.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale,  por policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në  vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve, pasi po rrezikonin dhe dy mjete të tjera që ishin parkuar aty pranë.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”- njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH