Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Librazhd, detajet e para, kush e shkaktoi zjarrin?

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet banesa në Librazhd, detajet e para, kush e shkaktoi zjarrin?

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Fshatin Kokrevë të Njësisë administrative Hotolisht të Elbasanit, pasditen e sotme.

Për pasojë, banesa është shkrumbuar teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Banesa i përkiste shtetasit Sami Çota, familja e të cilit përbëhet nga 7 anëtarë.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua nga mendohet një shkëndijë elektrike, megjithatë do të jenë ekspertët që do të nxjerrin shkaqet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH