Aktualitet

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, përfaqësuesi i ambasadës amerikane: SHBA, krenare që bashkëpunon për reformën në drejtësi

Shkruar nga Liberale
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, përfaqësuesi i ambasadës

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, John Kastening së bashku me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagimi folën sot për reformën në drejtësi.

Kastening u shpreh se ndryshimi në reformën në drejtësi është një arritje dhe se SHBA ndihet e lumtur që po bashkëpunon me Shqipërinë për këtë.

“Sot është dita për të festuar këtë fazë të re të reformës në drejtësi. Duhet të jeni krenar që keni arritur këtë hap drejt një sistemi që po punon për të shqiptarët. Kjo është një arritje dhe ndryshmi sistemit është në të mirën e shqiptarëve. Është rëndësishme që e ardhmja e Shqipërisë të jetë pjesë e Evropës. Janë sfida reale. Është një ditë për të festuar këtë fazë te reformës në drejtësi. Është një kohë që të vendosim objektivat për të ardhmen. Kjo është ajo që SHBA do për reformën e drejtësisë. Siç e ka thënë she ambasadorja, reforma e drejtësisë nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë. Këto janë sfida të vërteta. Numri i çështjeve të prapambetura, mund dhe të zërohet. Për ta bërë këtë duhet punë nga gjyqtarët. Këto nuk janë pengesa të lehta për tu tejkaluar pore shqetësimi i popullit shqiptar është real. Duhet vijuar puna për të krijuar një efikasitet i vërtet. SHBA janë të nderuara që të bashkëpunojnë me Shqipërinë për këtë reformë. Përgëzime të gjithëve për këtë hap që po hidhni sot dhe ju urojmë fat”, tha Kastening.

Kujtojmë se, nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore, duke nisur kështu funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH