Aktualitet

Shkrimi për marrëveshjen e detit në turqisht, Rama: "Kazan" ka kudo

Shkruar nga Liberale
Shkrimi për marrëveshjen e detit në turqisht, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar artikullin e gazetës “Haberturk”, ku thuhej se pala turke kishte ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009-ës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen detare.

Duke e mohuar, Rama tha se "kazan" nuk ka vetëm në Shqipëri.

“Në mos gabohem, fjala kazan vjen nga turqishtja. Po, nga turqishtja! Kështu që kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazani nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synimin që të bënim një agresion natën ndërkohë që Greqia ishte gjumë. Kishte dhe një kazan në Angli që thoshte që në një restorant në Shqipëri hahej mish ariu. E patë? Arinjtë nuk janë për shitje, por i kemi në proces dialogu. Dakord?! Faleminderit.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH