Aktualitet

Shkrimi në BILD dhe akuza për Ramën, kryeministri: Nuk e mbaj mend

               Publikuar në : 21:49 - 16/05/19 R Liberale

Një prej mediave më të lexuara në Europë, gazeta Bild botoi një shkrim të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, që sipas tyre ishte pjesë e dosjes 184 të përgjimeve.

I pyetur për shkrimin në fjalë dhe akuzat e adresuara kundrejt tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan të enjten, Rama tha se këtë shkrim e ka shkruar ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Sipas tij, ata të dy ishin edhe furnizuesit e gazetarit për të ndërtuar një shkrim të tillë. Ai tha se gazetari ka bërë një publikim të bazuar në këto burime, duke shtuar se shqiptrët e dinë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime.

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama.

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’”, shkruan Bild.

Edhe për këtë kryeministri kishte një përgjigje:

“Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”./ Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *