Globi

Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Dy persona kanë ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e koronavirusit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Kosovë tashmë ka shkuar në tre.

“Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftimin e MSH. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH