Aktualitet

Shkon në 10 numri i mësuesëve të infektuar në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Shkon në 10 numri i mësuesëve të infektuar në Elbasan

Nëntë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar pozitivë në Elbasan.

Sipas Abc News, mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli në njësinë administrative, Kuqan. Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus.

Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH