Aktualitet

Shkolla në Pezë Helmës, Zhupa: Bashkia po gënjen me paturpësi

Shkruar nga Liberale
Shkolla në Pezë Helmës, Zhupa: Bashkia po gënjen me

Vazhdojnë replikat mes zëdhënses së PD, Ina Zhupa dhe Bashkisë së Tiranë, në lidhje me ndërtimin e shkollës në Pezë Helmes. Në një reagim për mediat, Bashkia akuzoi PD-snë se po gënjen për mos ndërtimin  e shkollës, pasi ajo po rindërtohet medonacionin e BE.

"Është për të ardhur keq që, edhe sot, ashtu si pak ditë më parë, Lulzim Basha dhe spikeret e tij, gënjyen publikisht për rastin e shkollës 9-vjeçare në Pezë Helmës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkia e Tiranës sqaron se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Europian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP", thuhej ndër të tjera në reagim.

Pas kësaj, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se Bashkia e Tiranës po gënjen hapur, duke ia hedhur fajin BE dhe UNDP

Reagimi i plotë

Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP.

Me paturpësi dhe pa asnjë pergjegjesi publike gënjen qytetaret për shkollen 9 vjecare të “Peze Helmes” duke e paraqitur sikur rindërtimi i munguar është faji i Bashkimit Europian dhe agjencisë zbatuese UNDP.

Programi  “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” .  Kjo e konfirmuar në webside zyrtar të UNDP: https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/eu4schools.html si edhe ne fotot me poshte. Këtu nuk përshihet shkolla 9 vjecare “Peze Helmes” Kush mendoni se gënjen BE në webin zyrtar apo traktet e shpërndara nga Bashkia Tiranë? Sigurisht ata që e kanë zakon: Bashkia e Veliajt.

Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes jane aty, kushdo mund të shkoj t`i pyes dhe të interesohet për situaten e tyre dhe do të kuptoj se ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit. Pa asnjë mbështetje nga shteti, ndërkohe që shkolla e shpallur për tu shëmbur qëndron e palëvizur, për më tepër brenda saj shkojnë mësuesit dhe shpërndaheshin librat. Keni 10 muaj që skeni bërë asgjë, vetëm shkolla 3d ju ofroni qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet dot me propaganden mashtruese të Bashkisë Tiranë. T`ju vij turp nga banorët e Pezë Helmes që mashtroni dhe nga partneri jonë BE që mundoheni ta fajësoni ndërkohe që bëjnë gjithçka për të na ndihmuar.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1160821,1160820"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH