Aktualitet

Shkoi për t’u larë në lumin Devoll, mbytet 14-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Shkoi për t’u larë në lumin Devoll, mbytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.

Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH