Aktualitet

Shkoi për gjueti, shqiptari qëllohet me thikë në kokë nga miku i tij

Shkruar nga Liberale
Shkoi për gjueti, shqiptari qëllohet me thikë në kokë

Një 37-vjeçar po lufton me jetën pas plagëve me thikë të marra nga shoku i tij. Dy miqtë kishin dalë për gjueti, por mesa duket gjerat nuk kanë shkuar aq mirë.

Gjatë gjuetisë në zonën e Velestino në Greqi, 37-vjeçari u qëllua në kokë, në rrethana ende të paqarta, për të cilat po heton policia.

37-vjeçari shqiptar kishte shkuar për gjueti me mikun e tij 45-vjeçar, kur papritmas ra me hemorragji, goditur nga një plagë me thikë.

Sipas raportimeve, të dy burrat kanë lidhje të ngushta miqësie, por kur shkuan për të gjuajtur nuk morën asnjë masë vetëmbrojtjeje dhe nuk mbanin jelekë të verdhë për të ndihmuar në shënjimin e tyre.

Në kontrollet e para të policisë, 45-vjeçari, raportohet se ka qëlluar gabimisht shqiptarin.

45-vjeçari paralajmëroi policinë dhe për shkak të terrenit malor u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

37-vjeçari u dërgua në Spitalin e Volos dhe gjendja e tij është kritike, ndërsa 45-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH